Të paktën 2.500 familje do të evakuohen me udhëzim të presidentit kolumbian, Gustavo Petro, për shkak të aktivitetit vullkanik në vullkanin Nevado del Ruiz në Kolumbi.
Në postimin e tij në Twitter, Petro theksoi se alarmi portokalli në rajon vazhdon, duke shtuar se ka dhënë udhëzimet e nevojshme për evakuimin urgjent të 2.500 familjeve.
"Vullkani mund të shpërthejë brenda ditëve ose javëve", shkroi presidenti kolumbian.
Ndërkohë, në deklaratën e Shërbimit Gjeologjik Kolumbian (SGC) më 1 prill u theksua se në rast se vazhdon aktiviteti vullkanik në fjalë, aktivitetet e fluturimit në vend do të ndërpriten, duke ndikuar shumë rajone, përfshirë kryeqytetin.
Vullkani shkaktoi katastrofën më të keqe natyrore në historinë e vendit në nëntor të vitit 1985 kur shpërtheu, duke shkaktuar llavë dhe rrjedhë balte nga mbeturinat vullkanike që përfshiu qytetin Armero dhe duke lënë të vdekur më shumë se 25 mijë njerëz./AA