Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin nacional Lushnjë-Berat.

 

Një 65 vjeçar që udhëtonte me biçikletë është goditur nga një mjet tip ‘Toyota’ me targa AB249CY.

 

 

Sipas burimve për SYRI-n, i aksidentuari është Ilmi Murati banor i fshatit Barbullinjë i cili është transportuar me urgjence në spitalin e Lushnjës.

 

 

Grupi hetimor dhe policia po punon për të dokumentuar ngjarjen.

 

Sipas të dhënave paraprake i aksidentuar Murati i ka dalë para mjetit me biçikletë i cili nuk ka mundur ta shmangë pasi kishte një tjetër automjet përballë.