Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “Shqipëria dhe Mali i Zi duhet të sinkronizojnë punën për hekurudhën dhe Korridorin Blu”.

 

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, Rama theksoi sot rëndësinë e fuqizimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në aspektin e thithjes së fondeve për projektet ndërkombëtare.

 

“Në të dyja këto projekte Shqipëria ka ecur, por është shumë e rëndësishme që edhe Mali i Zi të shtyjë nga ana tjetër, sepse përndryshe, financueshmëria e këtyre projekteve bëhet më e vështirë pasi me të drejtë, financuesit pyesin: Po mirë do ta çoni hekurudhën deri në kufi, po pastaj si do bëhet? Apo do zbresin nga treni dhe do marrin varkën për të çuar mallrat më tutje?” – tha Rama.