Sipas MeteoAlb, territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të ngrohta, por të pasura me lagështirë të cilat pritet të sjellin vranësira të shpeshta në të gjithë vendin. Parashikohet që gjatë paradites të ketë edhe intervale të shpeshta me kthjellime, të cilat do të jenë më të dukshme në zonat perëndimore.

 

Por vranësirat herë pas here do të pësojnë zhvillime duke sjellë reshje shiu të cilat më të dukshme do të jenë në pjesë e dytë të ditës në një pjesë të mirë të vendit tonë. Në zonat e thella malore do të ketë reshje të pakta dëbore.

 

Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke u luhatur nga 2°C deri në 19°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Lindor Juglindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.