Diell Çela, ish-kryetar i PD-së në Peqin në vitin 2013 është plagosur  më armë zjarri nga Sokol Dehimi. Ngjarja ka ndodhur në unazën e Peqinit. Burime bëjnë me dije se konflikti nuk ka nisur për shkaqe politike.

 

52-vjeçari është paraqitur paraditen e sotme në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar Sokol Dehima. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.