Shoferi i autobusit, i cili u aksidentua me disa makina ditën e djeshme pranë Urës së Tajvanit në Tiranë, është arrestuar për shkeljen e rregullave rrugore.

 

 

Agron Xhafa është vënë në pranga nga policia, pasi ditën e djeshme u përplas me disa makina duke krijuar një aksident zinxhir në rrugë.

 

Mjetet kanë pësuar dëme të mëdha, ndërkohë që pati të plagosur. Disa të tjerë janë lënduar lehtë dhe janë larguar nga vendngjarja.

 

 

Për pasojë, u bllokua lëvizja e mjeteve në një nga akset me qarkullimin të lartë në Tiranë.