Një sondazh i kryer në Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, Serbi dhe Kosovë ka zbuluar se presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip ErdoÄŸan, është lideri më i admiruar në rajon.

"Anketa rajonale e Ballkanit Perëndimor", e kryer nga Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI), parashtroi pyetje rreth çështjeve më të rëndësishme me të cilat përballen këto vende, prioritetet e qeverive si dhe për opinionet mbi liderët botëror dhe rajonal.

Shumica e pjesëmarrësve identifikuan "kushtet ekonomike dhe koston e jetesës" si shqetësimet e tyre kryesore.

Presidenti ErdoÄŸan kryesoi sondazhin në Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut.

Në Shqipëri 71 për qind e të anketuarve e shohin të favorshëm presidentin ErdoÄŸan, i ndjekur me 64 për qind nga presidenti amerikan, Joe Biden dhe me 14 për qind ai kinez, Xi Jinping.

Në Bosnjë e Hercegovinë 61 për qind e të anketuarve favorizuan presidentin ErdoÄŸan ndërsa presidenti amerikan dhe presidenti kinez, së bashku me presidentin rus, Vladimir Putin, u favorizuan nga rreth 37 për qind e të anketuarve.

Në Maqedoninë e Veriut, ErdoÄŸan ishte lideri më i admiruar me 66 për qind, ndjekur nga Putin me 49 për qind, Biden me 37 për qind dhe Xi me 35 për qind.

Në Mal të Zi presidenti ErdoÄŸan po ashtu kryesoi me 56 për qind të anketuarve, i ndjekur nga presidenti Putin me 50 për qind dhe presidenti Xi me 46 për qind.

Në Kosovë, Biden ishte lideri më i admiruar me 85 për qind, i ndjekur nga ErdoÄŸan me 82 për qind.

Putin ishte lideri më i admiruar në Serbi me 80 për qind, Xi u rendit i dyti me 73 për qind dhe ErdoÄŸan i treti me 41 për qind.

Sondazhi përfshiu 1.216 të anketuar nga Shqipëria, 1.225 nga Bosnjë e Hercegovina, 1.220 nga Maqedonia e Veriut, 1.036 nga Mali i Zi, 1.238 nga Serbia dhe 1.203 nga Kosova./aa