Tre minatorë kanë humbur jetën pas një shembjeje në një minierë të qymyrit në Poloninë jugore.
Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve PAP, shembja në minierën e qymyrit Myslowice-Wesola, që ndodhi dje, u shkaktua nga një dridhje 870 metra nën tokë.
Aleksandra Wysocka-Siembiga, zëdhënësja e Grupit të Minierave Polake, tha për PAP se shpëtimtarët kanë gjetur trupat e tre minatorëve që ishin bllokuar.
Në momentin e shembjes janë rrezikuar gjithsej 15 minatorë dhe 11 prej tyre kanë arritur të largohen nga miniera. Megjithatë, katër prej tyre u bllokuan./aa