Kryeqyteti është i tejmbushur me farmaci. Zona përreth spitaleve unriversitare ka dhe numrin më të lartë të tyre.

- Advertisement -

Ligji nuk përcakton asnjë kriter mbi distancën që duhet të ketë një farmaci nga tjetra, dhe kjo ka bërë që ato të vendosen dhe ngjitur ndërsa shumë prej këtyre subjekteve janë  në kërkim të farmacistëve.

Kjo situatë ka çuar edhe në ushtrimin e profesionit të farmacistit, persona jo profesionistë.

Ata që preken nga kjo situatë janë pacientët.

 

Toma sqaron se në kohën që ushtronte detyrën e presidentes së urdhërit të farmacistit, ka kërkuar ashpërsim të masave për ata që përvetësojnë uniformëne farmacistit.

Por edhe pse  ky shqetësim është ngritur ngahera, ende nuk është marr asnjë masë për ta ndaluar./EuroNews