Normat e interesit (yield-et) e bonove të thesarit me afat 12-mujor, shënuan rënie në ankandin e kësaj jave.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, yield-i mesatar i ponderuar zbriti në 3.54%, nga 3.66% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm. Nga tetë miliardë lekë që ishte shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave, vlera totale e kërkesave arriti në pothuajse 11.9 miliardë lekë.
Krahasuar me një vit më parë, yield-i i bonove 12-mujore është në nivelet më të ulëta, nga kishte qenë 3.75%.
Normat e interesit në rënie për bonot, po reflektojnë rënien e inflacionit dhe mbajtjen e normave relativisht të ulëta të interesit për lekun nga Banka e Shqipërisë.
“Rënia e yieldeve përcakton direkt edhe kostot e huamarrjes së sektorit privat. Ulja e kostove të kredisë në lekë ka gjasa të mbajë në nivele të larta ecurinë e kredisë për ekonominë.
Të dhënat e tremujorit të parë 2024 treguan se vlera e kredisë së re të disbursuar nga sektori bankar arriti vlerën e 82.8 miliardë lekëve, në rritje me pothuajse 30% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar./ata