Brigadat Kassam, krahu i armatosur i Hamasit njoftuan se kanë vrarë 12 ushtarë izraelitë në operacionin që kryen në kampin e refugjatëve Jabalia në veri të Rripit të Gazës.
Në një deklaratë nga Brigadat Kassam thuhet se përmes një operacioni kompleks të ndërmarrë në kampin e refugjatëve Jabalia në veri të Rripit të Gazës, janë përleshur dhe se me raketën "Yasin-105" kanë shënjestruar buldozerin ushtarak D9 të ushtrisë izraelite dhe se forcat izraelite të fshehur brenda një shtëpie u vendosën në objektiv me dy raketa anti-personel.
Gjatë kësaj u shënjestrua me shpërthyes edhe një tank i tipit "Merkava" teksa forcat shpëtuese po përparonin drejt vendit të ngjarjes, thuhet në deklaratën në të cilën vihet theksi se në operacion u vranë të paktën 12 ushtarë izraelitë./aa