Presidenti kinez Xi Jinping do të vizitojë Francën, Serbinë dhe Hungarinë nga datat 5-10 maj. Lajmin e bëri të ditur sot një zëdhënës i ministrisë së jashtme të Kinës. Marrëdhëniet dypalëshe me Francën kanë kanë njohur rritje dhe të dy vendet kanë pasur komunikime strategjike dhe bashkëpunim praktik, tha zëdhënësi i ministrisë Lin Jian.

“Kina pret të punojë me Francën për të rritur më tej besimin reciprok politik, solidaritetin dhe bashkëpunimin”, tha Lin.

Ai tha gjithashtu se Xi do të zhvillojë bisedime me presidentin serb Aleksandar Vuçiç për të shkëmbyer pikëpamjet mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe për të diskutuar mbi përmirësimin e marrëdhënieve Kinë-Serbi./Dosja