Është rritur në 150 numri i viktimave dhe në 112 numri i të zhdukurve në përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur në Brazil.

Humbjet e jetëve dhe pronave janë në rritje për shkak të përmbytjeve që kanë ndodhur pas reshjeve efektive të shiut që prej dy javësh në shtetin Rio Grande do Sul në jug të vendit.

Në një deklaratë nga Mbrojtja Civile e rajonit thuhet se numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 150 dhe i të zhdukurve në 112. Numri i të plagosurve është rritur në 807 ndërsa i të prekurve nga përmbytjet ka kaluar 2.1 milionë ndërsa numri i të zhvendosurve ka tejkaluar 620 mijë.

Thuhet se 80 mijë persona janë shpëtuar nga zona e katastrofës dhe se vazhdojnë përpjekjet e kërkim-shpëtimit.

Presidenti i Brazilit, Luiz Inaico Lula da Silva i cili ka vizituar tre herë rajonin e prekur nga katastrofa do të njoftojë paketat e reja të ndihmës. Në një votim të zhvilluar në Dhomën e Përfaqësuesve të Brazilit u miratua shtyrja për 3 vjet e borxhit që rajoni Rio Grande do Sul i ka Thesarit.

 

- Shpallet situatë e katastrofës

Në një deklaratë më 3 maj, guvernatori i Rio Grande do Sul, Eduardo Leite tha se "Po kalojmë në një situatë tejet të jashtëzakonshme. Kjo nuk është një ngjarje kritike, por ngjarja më shkatërruese në historinë e rajonit".

Ai shtoi se për shkak të përmasave të mëdha të tragjedisë kanë shpallur "gjendje katastrofe" për 180 ditë dhe se po bëjnë përpjekje serioze për evakuimin e njerëzve nga zona e katastrofës./aa