Ushtria izraelite dërgoi trupa shtesë në qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës, ku kërcënoi të zgjeronte sulmin tokësor.
Në lajmin e "The Times of Israel", thuhet se ushtria izraelite dërgoi një njësi komando natën për t'u bashkuar me Divizionin 162 të vendosur në lindje të Rafahut.
Në lajm thuhet se trupa shtesë ushtarake u dërguan në Rafah në kohën kur qeveria e kryeministrit Benjamin Netanyahu kishte miratuar "zgjerimin e sulmeve tokësore" të Izraelit në Rafah.
Në deklaratën e saj më 6 maj, ushtria izraelite kërkoi evakuimin e disa lagjeve në lindje të Rafahut, ku u strehuan palestinezët e zhvendosur me forcë, dhe në mëngjesin e 7 majit, filloi sulm tokësor në rajonin Rafah të Gazës dhe njoftoi se kishte pushtuar pikën kufitare me Egjiptin në anën e Gazës./aa