Historiani izraelit, profesori Ilan Pappe ka deklaruar se është marrë në pyetje për 2 orë nga Byroja Federale e Hetimit (FBI) në aeroportin Metropolitan të Detroitit në SHBA me pretendimin se është "mbështetës i Hamasit".
Nga llogaria e tij në Facebook, Pappe bëri deklarata në lidhje me marrjen në pyetje në aeroport.
Pappe ka theksuar se është marrë në pyetje nga dy punonjës të FBI-së për 2 orë kur ka mbërritur në aeroportin Metropolitan të Detroitit, se gjatë marrjes në pyetje i është marrë telefoni dhe se ka mbetur i befasuar nga pyetjet.
Më parashtruan pyetje të tilla si "A jeni mbështetës i Hamasit? A mendoni se Izraeli ka kryer gjenocid në Gaza? Cila është zgjidhja për konfliktin?", shtoi më tej Pappe.
Pasi ka thënë se FBI e ka pyetur se cilët janë shokët e tij arabë dhe muslimanë në SHBA dhe se sa i afërt është me ata, Pappe tha se punonjësit e FBI-së biseduan në telefon për një kohë të gjatë me persona për të cilët mendon se ishin zyrtarë izraelitë.
Pappe thotë se është lejuar të largohet pasi iu kopjuan të gjitha informacionet në telefonin e tij.
Më 8 mars, në Komisionin Islamik të të Drejtave të Njeriut me qendër në Britani të Madhe, historiani izraelit, profesori Ilan Pappe tha: "Sulmet e Izraelit në Gaza mund të jenë momenti më i errët në historinë palestineze. Ajo që po përjetohet do të hyjnë në histori si fillimi i fundit të projektit sionist"./aa