Deputeti Tritan Shehu, në vijim të interpelancës në lidhje me një rezolutë mbi gjenocidin serb në Kosovë, u shpreh se Kuvendi duhet të miratojë rezolutën dhe jo të fshihet pas rezolutës së OKB për këtë çështje.

Ai tha se gjërat nuk janë më aq “rozë” sa duken dhe se Kosova është sërish larg njohjes përfundimtare edhe pse është e pavarur.

Shehu:
Rama e mora mesazhin tuaj dhe jam thellësisht i shqetësuar. Mungesa e vullnetit tuaj për të bërë diçka të dobishme në këtë drejtim. Ju fshiheni pas rezolutës së OKB. Para se të shkojmë aty duhet të bëjmë ne rezolutë ne Kuvendin tonë.
Gjërat nisin këtu jo në OKB dhe Strasburg. Mos u fshih si struci pas gishtit.
Retë e zeza po lëvizin sërish në kokat tona. Gjërat nuk janë më aq rozë sa dikur. Kosova është e pavarur por shumë larg njohjes përfundimtare./BalkanWeb