Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar pas arrestimit të ish-deputetit të Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja.

Në një reagim në Facebook, Basha shkruan se, “Çyrbja është bishti i një sistemi korruptiv dhe të kriminalizuar, që varfëron dhe shpopullon vendin”.

Basha shkruan se “koka e këtij sistemi është Edi Rama, i cili nuk mund të lajë duart duke mos mbajtur përgjegjësi për bashkëpunëtorët e tij që i shërbejnë krimit”.

Ai më tej thotë se demokratët euroatlantikë mbeten të vendosur për të mbështetur SPAK-un dhe GJKKO-në.

“Ne mbetemi të vendosur për të mbështetur SPAK-un dhe GJKKO-në, ashtu sikurse e inkurajomë të vijojë hetimet për të gjithë ata që kanë abuzuar me besimin dhe taksat e qytetarëve më të varfër në Europë. Shqipëria meriton më shumë”, shprehet Basha./ata