Shkolla “Bedri Llagami” në Vaqarr është një nga 10 shkollat e reja që ka hapur dyert për nxënësit me kushte e standarde bashkëkohore.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale fotografi nga ambientet e kësaj shkolle, e cila i shtohet buqetës së shkollave të reja në Tiranë, duke ofruar kushte dinjitoze për 600 nxënës.

Kryeministri theksoi se nxënësit do të mësojnë në ambiente moderne me 25 klasa, bibliotekë, laboratorë si edhe ambiente sportive.

Me një kapacitet prej 600 nxënësish, shkolla e re, e rindërtuar pas shembjes nga tërmeti i shkollës së vjetër, përveç 5 klasave për sistemin parashkollor dhe 19 klasave për nxënësit e sistemit 9-vjeçar dhe atij të mesëm ka edhe një palestër dhe dy fusha të hapura sportive.

Shkolla ndodhet fare pranë lagjes së re të rindërtuar në Vaqarr, duke kompletuar korpusin arsimor dhe duke i dhënë një tjetër vlerë zonës.

Shkolla “Bedri Llagami” do të shërbejë po ashtu edhe si epiqendër të aktiviteteve komunitare./ata