Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner mori zhvilloi nëj takim me pjesëmarrësit e Kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Bergner foli me pjesëmarrësit për strategjinë e sigurisë kombëtare dhe udhëzimet mbi politikat e mbrojtjes, si dhe zhvillimet aktuale të politikës së sigurisë.

Kursi i Lartë i Sigurisë dhe Mbrojtjes është krijuar për të përfshirë pjesëmarrës nga Forcat e Armatosura Shqiptare, zyrtarë të qeverisë civile shqiptare dhe oficerë të lartë nga NATO, “Partnership for Peace” dhe vendet e rajonit në studime të thelluara të çështjeve të mbrojtjes dhe sigurisë.

Në kursin e këtij viti mori pjesë edhe një pjesëmarrëse e kursit nga Gjermania.

Kursi i listuar nga NATO organizohet nga Kolegji Shqiptar i Mbrojtjes dhe Sigurisë.

Në vijim të prezantimit të ambasadorit Bergner, u zhvillua një shkëmbim me komandantin e Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë, Gjeneral Brigade Ylli Pulaj./ata