Greqia ka propozuar krijimin e një sistemi pan-evropian të mbrojtjes ajrore, tha sot kryeministri Kyriakos Mitsotakis në një intervistë për transmetuesin Skai.

Mitsotakis tha se ai tashmë ua kishte paraqitur propozimin kolegëve të tij në BE.

“Kam propozuar një sistem evropian të mbrojtjes ajrore që mbron të gjitha vendet evropiane kundër çdo kërcënimi”, tha Mitsotakis.

“Ai do të funksionojë në një mënyrë të ngjashme me sistemin e mbrojtjes raketore izraelite “Iron Dome”, tha ai.

Kryeministri grek,  gjithashtu sugjeroi që instrumentet financiare të BE-së të përdoren për të financuar projektet e mbrojtjes ajrore./ata