Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar në Zvicër me homologun e saj finlandez, Alexander Stubb.
Në postimin e saj në Facebook, Osmani thekson se Stubb është “mik dhe përkrahës i jashtëzakonshëm i Republikës së Kosovës” dhe se me të do të punojë ngushtë.
Postimi i plotë:
Kënaqësi të bashkëbisedoj përgjatë dy ditëve të samitit me Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb.
Një mik dhe përkrahës i jashtëzakonshëm i Republikës së Kosovës, me të cilin do të punojmë ngushtë për ta avancuar tutje partneritetin tonë me Finlandën si dhe rrugëtimin tonë euro-atlantik.
Osmani shkoi në shtetin helvetik për të marrë pjesë në një samit paqeje për Ukrainën./SyriNet