Bashkimi Evropian (BE) nisi hetim ndaj kompanisë Meta me arsyen se nuk janë zbatuar rregullat e Unionit lidhur me mbrojtjen e të miturve në Facebook dhe Instagram.

Komisioni Evropian njoftoi se ka nisur hetim zyrtar për të përcaktuar nëse Meta ka shkelur apo jo Aktin e Shërbimeve Digjitale (DSA) të BE-së në fushat që lidhen me mbrojtjen e fëmijëve.

Komisioni vuri në dukje se sistemet e gjigantëve Facebook dhe Instagram, përfshirë edhe algoritmet e tyre, mund të nxisin varësinë tek fëmijët dhe gjithashtu mund të shkaktojnë të ashtuquajturin "efekti i vrimës së lepurit", ndërkohë që edhe mënyrat e verifikimit të moshës që Meta ka vendosur në zbatim janë problematike.

Në deklaratë njoftohet se Komisioni do të vazhdojë të mbledhë informacione dhe prova shtesë për këtë çështje.

Në kuadrin e ligjit që hyri në fuqi vitin e kaluar në BE, platformat e mëdha digjitale që operojnë në Evropë u nënshtrohen rregullave strikte. Kompanitë teknologjike duhet të zbatojnë masa të ndryshme për të luftuar me përmbajtjet e paligjshme dhe të dëmshme në platformat e tyre.

BE ndaj platformave digjitale që shkelin rregullin mund të vendosë gjoba që arrijnë deri në 6 për qind të xhirove globale./aa