Ushtria izraelite shkatërroi një shtëpi palestineze në vendbanimin Izna në qytetin e Khalilit në jug të Bregut Perëndimor të pushtuar, me arsyetimin se ishte "ndërtuar pa leje".

Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarët okularë, forcat izraelite bastisën vendbanimin Izna në perëndim të Khalilit.

Gjatë bastisjes, ushtarët izraelitë shkatërruan një shtëpi banimi të palestinezëve të ndërtuar në një sipërfaqe prej 140 metrash katrorë, me arsyetimin se ajo ishte "ndërtuar pa leje".

Dëshmitarët okularë thanë se pronari i shtëpisë dorëzoi dokumente zyrtare tek autoritetet kompetente, përfshirë gjykatat izraelite, por që atëherë nuk ka marrë asnjë përgjigje dhe procesi i prishjes është kryer pa urdhër gjyqësor.

Izraeli shpesh shkatërron shtëpi dhe struktura palestineze në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor, të cilat i pushtoi në vitin 1967, me arsyetimin se ato janë "të palicencuara".

Në kuadër të "Marrëveshjes së Dytë të Oslos" të nënshkruar midis Palestinës dhe administratës izraelite në vitin 1995, Bregu Perëndimor i pushtuar u nda në zonat A, B dhe C.

Menaxhimi administrativ dhe i sigurisë i "Zonës A", e cila mbulon 18 për qind të Bregut Perëndimor, iu dorëzua Palestinës, ndërsa menaxhimi administrativ dhe i sigurisë i "Zonës B", e cila mbulon 21 për qind të Bregut Perëndimor, iu dorëzua Palestinës ndërsa siguria iu dorëzua Izraelit dhe administrimi dhe siguria e "Zonës C" iu la Izraelit./aa