Parlamenti i Moldavisë përmes një votimi ka miratuar mbajtjen e një referendumi kombëtar për anëtarësim të vendit në Bashkimin Evropian (BE) dhe mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale në të njëjtën datë, përkatësisht më 20 tetor.
Një njoftim i lëshuar nga parlamenti tha se referendumi, i planifikuar për më 20 tetor, do të pyesë qytetarët nëse ata “mbështesin amendamentin e Kushtetutës me synimin për pranimin e Republikës së Moldavisë në BE?”.
Parlamenti gjithashtu votoi për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale në të njëjtën datë, të cilat u miratuan nga 56 ligjvënës të dhomës 101-anëtarëshe.
Presidentja moldave, Maia Sandu, njoftoi planin e referendumit për anëtarësim në BE në fund të vitit të kaluar.
Në dhjetor, presidentja Sandu kërkoi nga parlamenti të fillojë përgatitjet për një referendum për anëtarësim të vendit në BE dhe njoftoi se do të kërkojë rizgjedhjen në presidencë në vitin 2024.
“Ne ende kemi hapa të rëndësishme për të ndërmarrë dhe jam e përkushtuar të vazhdoj nëse më jepni besimin për një mandat të ri në vitin 2024”, tha ajo.
Në të njëjtin muaj, BE-ja tha se negociatat e pranimit me Moldavinë kanë filluar, duke i hapur derën vendit për t’u bashkuar me bllokun 27-anëtarësh./aa