Nga salla e Parlamentit të Shqipërisë, kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi tha se Greqia e mban në fuqi ligjin e luftës me Shqipërinë në mënyrë që të mbajë peng pronat dhe lëvizjen e lirë të shtetasve çamë.

Idrizi ka kërkuar nga qeveria Shqiptare, që për ti dhënë fund këtij debati, ti drejtohet NATO-s meqë të dyja vendet janë pjesë e aleancës.

Kryetari i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, ka kërkuar nga klasa politike që të lërë mënjanë ndasitë partiake dhe të bëhet bashkë për të ngritur zërin për çështjen çame. Idrizi u shpreh se nëse Shqipëria do të kishte bërë për të drejtat e çamëve aq sa ka bërë Greqia për Belerin, sot të gjithë do të ishim krenarë./BalkanWeb