Ishte radha e Ëngjëll Agacit të thirrej në SPAK. Sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë dha qëndrimin e tij si person që ka dijeni mbi çështjen e Inceneratorëve.

Ai u shpreh se u paraqit në SPAK për çështjen e Inceneratorit të Tiranës, ndërsa theksoi se është në dispozicion dhe funksion të organeve të drejtësisë.

“Për inceneratorin e Tiranës mendoj se ky nuk do të krijojë një lajm duhet të jemi në dispozicion dhe funksion të organeve të drejtësisë”, tha ai pasi doli nga ambientet e SPAK, ku u mbajt për rreth katër orë./TopChannel