Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko zhvilloi një takim me banorët e zonës Zallbastar.
Duke folur për bujqësinë, Bejko premtoi ndërtimin e pesë tregjeve në hyrje të kryeqytetit, që fermerët të shesin prodhimet e tyre.
“Angazhimi janë lidhur me prodhimet vendase të zonës suaj por edhe të gjithë fshatrave të Tiranë do jetë i tillë. Në hyrje të Tiranës do të ketë tregje ushqimore. Do jenë 5 tregje kryesore, në 5 arterie që të fusin në Tiranë. Për shembull nga zona juaj, meqë ju kaloni te rruga e Arbrit, m’u në hyrje të Tiranës. Për ju s’do jetë shumë larg, të mos futeni në trafikun e Tiranës, por edhe për qytetarët e Tiranës të mos dalin nga Tirana dhe të blejnë ushqimet tuaja, se nuk e bëjnë këtë gjë. Ne do t’u ofrojmë prodhime tuaja të freskëta, bio qytetarëve të Tiranës me qëllim që ekonomia juaj shtëpiake të përmirësohet. Aty do të kemi edhe frigoriferët dhe do të magazinohen produktet tuaja me etiketën përkatëse, kur të vijë klienti që do ta blejë prodhimin, punonjësi i bashkisë që është atje do të argëtojë paratë dhe do të njoftoheni që të vini të merrni paratë tuaja”.
Bejko foli më tej për uljen e disa taksave, nëse pas 14 majit, merr drejtimin e bashkisë së Tiranës.
“Taksa e infrastrukturë shkollore, taksa e infrastrukturës sportive që paguhet si në fshat si në qytet, si nga ata që kanë fëmijë, si nga ata që s’kanë fëmijë në shkolla, ne do ta heqim këtë, sepse është e tepërt. E ka kaluar afatin, e ka shtyrë me dy vite të tjera bashkia, me një vendim të Këshillit Bashkia, që nuk merret vesh si është bërë. Në këto kushte ne do ta heqim, se e paguan si qytetari edhe ai që ka biznes. Madje qytetari e paguam edhe si qytetar edhe si biznes. Po të ketë të njëjtin lokal në dy vende të ndryshme, e paguan për çdo lokal që ka. Do përgjysmojmë edhe taksat për pastrimin. Të gjitha tarifat për pastrimin do të përgjysmohen dhe kjo do të bëjë që të lirohet edhe më shumë barra e tatimpaguesve në bashkinë e Tiranës”, tha Bejko.