Policia në qytetin Rouen në Francën veriore vrau personin që dyshohet se tentoi të vinte zjarr në sinagogë.
Sipas lajmeve në mediat lokale, policia u njoftua për tym që dilte nga sinagoga në Rouen.
Një person i armatosur me thikë ka sulmuar policin e mbërritur në vendngjarje. Më pas personi i qëlluar nga policia ka ndërruar jetë.
Ministri francez i Punëve të Brendshme, Gerald Darmanin, në deklaratën e tij në platformën X tha se policia neutralizoi personin që donte t'i vinte zjarrin sinagogës në Rouen dhe përgëzoi efektivët e policisë për guximin.
Kryebashkiaku i Rouenit, Nicolas Mayer-Rossignol, falënderoi gjithashtu policinë dhe zjarrfikësit që e vunë nën kontroll zjarrin para se të shtohej.
Mayer-Rossignol deklaroi se askush nuk vdiq në incident përveç të dyshuarit dhe se ai mbështet komunitetin hebre në Rouen./aa