Izraeli ka ofruar të pezullojë sulmet në Rripin e Gazës për dy muaj në këmbim të lirimit të të gjithë pengjeve që po mbahen nga lëvizja palestineze Hamas në enklavë.

Duke cituar deklaratat e zyrtarëve izraelitë të paidentifikuar, portali me bazë në SHBA "Axios" raporton se Izraeli i ka ofruar një "armëpushim" të ri Hamasit.

U theksua se administrata e Tel Avivit kishte ofruar të pezullonte sulmet në Gaza për dy muaj në këmbim të lirimit të të gjithë pengjeve nga Hamasi.

I njëjti burim raporton se propozimi izraelit nuk përfshin një armëpushim të përhershëm në Gaza dhe se ai i është dërguar Hamasit përmes Katarit dhe Egjiptit.

Zyrtarët izraelitë thuhet të kenë thanë se po prisnin përgjigje nga Hamasi, por ishin optimistë të matur se mund të arrihet përparim në ditët në vijim.

Gjithashtu thuhet se nëse arrihet një marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve, faza e parë do të ishte lirimi i grave, burrave mbi 60-vjeç dhe atyre me gjendje kritike shëndetësore.

Zyrtarët izraelitë citohen të kenë thënë se sipas marrëveshjes së propozuar për shkëmbimin e pengjeve, Izraeli dhe Hamasi do të bien dakord paraprakisht se sa të burgosur palestinezë do të lirohen në këmbim të secilit peng izraelit./aa