Partizani ka mundur Skënderbeun në stadiumin “Air Albania” dhe ka siguruar finalen e Superligës shqiptare të futbollit.

Ndeshja e luajtur mbrëmjen të premtes, ishte gjysëmfinalja e parë e “Final 4”, të superligës. Sfida u vendos nga një gol i shënuar në pjesën e dytë nga Archange Bintsouka. Futbollisti 21-vjeçar gjeti golin në minutën e 47 të sfidës, pas një pjese të parë të mbyllur pa gola.

Tashmë të kuqtë të do të presin fituesin e sfidës së të dielës mes Egnatias dhe Vllaznisë për të mësuar se me cilën skuadër do të ndeshet në finalen e madhe të superligës, që është parashikuar të luhet më 26 maj.

Final 4
17 maj/ Partizani 1-0 Skënderbeu (Bintsouka 47′)
19 maj/ Egnatia – Vllaznia (Air Albania)
24 maj/ Finale vendi 3/4 në Air Albania
26 maj finalja:  Partizani – Egnatia/Vllaznia/ata