Ben Graham do të jetë kryetrajneri i shkollës së futbollit të Manchester City, në zemër të Dyrrah City Football Academy.

“Jam i entuziazmuar për sezonin që kemi përpara ku do të ofrojmë shumë seanca argëtuese dhe emocionuese për të gjithë fëmijët këtu”, u shpreh Graham.

Sezoni i ri fillon më 2 shtator, dhe seancat stërvitore do të zhvillohen në ambientet e Olympic Park në Durrës.

Regjistrimet janë tashmë të hapura për të interesuarit për t’u bashkuar me Manchester City Football School dhe Dyrrah City Football Academy./ata