Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli së bashku me sekretarin e përgjithshëm Gerti Shima kanë pritur ekipin Kombëtar të të rinjve në pingpong, përpara nisjes drejt Bullgarisë, ku do të mbahet kampionati Ballkanik.

Në pritjen, ku ishte i pranishëm edhe presidenti i Federatës së Pingpongut, Krenar Dilo, Ylli i ka inkurajuar sportistët e rinj për arritje, ndërsa KOKSH ka siguruar veshjet sportive për Ekipin Kombëtar në këtë aktivitet.

Ylli gjithashtu konfirmoi mbështetjen që për sportin e pingpongut, si një disiplinë sportive dhe se shumë shpejt ping pongu do të përfshihet në projektin e Ekipeve Sportive në Shkolla.

Kampionati i 31-të Ballkanik i pingpongut do të mbahet nga datat 5-9 qershor në Albena të Bullgarisë dhe Shqipëria përfaqësohet me sportistë të ekipeve U15, U16, U17, U18 dhe U19./ata