Kampionati i ekipeve sportive në shkollat e mesme të vendit ka përmbyllur fazën finale, me shpalljen e ekipeve finaliste në basketboll për vajza dhe djem.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale momente nga këto ndeshje, të zhvilluara nga shkollat që mbërritën në gjysmëfinale.
“Emocione të bukura dhe shpirt gare mes nxënësve të talentuar të shkollave tona, ku u shpallën finalistët e Kampionatit të Ekipeve Sportive në basketboll”, tha Rama.
Në finalen e madhe që do të luhet më 25 maj, do të përballen vajzat e shkollës së mesme “Hasan Tasin” nga qyteti i Sarandës që përfaqësojnë qarkun e Vlorës, përballë vajzave të shkollës së mesme “Ibrahim Rugova”, Tiranë.
Në finalen e djemve përballë do të jenë djemtë e shkollës së mesme “Hasan Tasin” nga qarku i Vlorës dhe djemtë e shkollës së mesme “Sami Frashëri” të Qarkut të Tiranës.
Programi Ekipet Sportive në Shkolla i ka dhënë jetë lëvizjes sportive kombëtare./ata