Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi u kap me doza të ndara kokaine.

 

Bëhet me dije se shtetasi me iniciale G. M., 35 vjeç, banues në Shijak është ndaluar nga policia, e pas kontrollit në makinën e tij janë gjetur dhe sekuestruar lënda narkotike.

 

“Policia e Durrësit kanë arrestuar në flagrancë shtetasin G. M., 35 vjeç, banues në Shijak, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në automjetin që drejtonte 35-vjeçari, u gjet dhe u sekuestrua lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza, të gatshme për shitje.”, shkruhet në njoftimin e policisë.