3 mujorin e dytë të këtij viti vdekjet kanë shënuar një rritje të lehtë, ndërsa lindjet vijojnë tendencën rënëse referuar të dhënave të fundit të INSTAT. Në prill, maj dhe qershor të këtij viti kanë lindur 5269 fëmijë, dhe krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023 lindën 5452 fëmijë, pra 183 fëmijë më pak, ose thënë ndryshe një rënie me 3.4%.

Ndërsa numri i vdekjeve është 5014 jetë të humbura nga 4950 që ishin  në 3 mujorin e dytë të 2023, duke shënuar kështu një rritje me 64 vdekje më shumë ose 1.3%. Megjithatë, shtesa natyrore e popullsisë për tremujorin e dytë 2024 rezulton pozitive, duke regjistruar 255 lindje më shumë se sa vdekje.

Nga 12 qarqe të vendit, me 4 prej tyre kanë rritje të lindjeve, ky kryeson Tirana me 741 lindje më shumë sesa vdekje, ndërsa Korça është qarku që ka 187 vdekje më shumë sesa lindje. Në Tiranë gjatë muajve prill, maj dhe qershor kanë lindur 2013 foshnje, ndërsa Gjirokastra është qarku me numrin më të ulët 70 lindje. 

Rritjen më të madhe në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të dytë 2024, krahasuar me 2023 e ka Berati me 3,2%, ndërsa rënien më të madhe e ka Gjirokastra me 18,6%.

Sa i takon vdekshmërisë në vend, sipas INSTAT në tremujorin e dytë 2024, numrin më të ulët të vdekjeve e ka shënuar Kukësi me 110 vdekje, i ndjekur nga Gjirokastra me 162 humbje jete, ndërsa qarku me numrin më të lartë është Tirana me 1.272 vdekje, dhe më pas vjen Fieri.

Në përqindje uljen më të madhe të vdekjeve gjatë tremujorit të dytë 2024, krahasuar me 2023 e zë qarku i Beratit me rënie prej 13,2%, ndërsa rritjen më të madhe e ka qarku i Fierit me 14,3%.

 

LINDJET NË SHQIPËRI

Prill-Qershor 2023            5452 fëmijë                        

Prill-Qershor 2024            5269 fëmijë                    

DIFERENCA                    -183 fëmijë

 

VDEKJET NË SHQIPËRI

Prill-Qershor 2023            4950 jetë të humbura

Prill-Qershor 2024            5014 jetë të humbura     

DIFERENCA                   +64 vdekje më shumë

 

SHTESA E POPULLSISE

Prill-Qershor 2024            5269 fëmijë        

Prill-Qershor 2024            5014 jetë të humbura     

Shtesa natyrore                 255 lindje më shumë se vdekje       

/Shqiptarja