Aktiviteti “Seaside Sandart” është mbajtur për tre ditë me radhë në zonën e Shkëmbit të Kavajës

Kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale pamje nga ky aktivitet që bëri bashkë artistë nga Shqipëria, Kosova, Kina, Italia dhe Armenia.

Skulpturat e veçanta prej rëre të krijuara nga këta artistë, kanë tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe qindra turistëve që po vizitojnë këto ditë qytetin e Durrësit./ata