“Unë sjell një vazo, ti më jep një lule” është nisma plot ngjyra pranverore e bashkisë Gjirokastër dhe bizneseve të Pazarit për të lulëzuar bashkë me fëmijët sokaket e Qafës së Pazarit në Gjirokastër.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro shkruan se nismës iu bashkua edhe ambasadori i Delegacionit Europian, Silvio Gonzato që tanimë është admirues i Qytetit të Gurtë, por edhe shumë turistë e vizitorë që kanë nisur të gëlojnë në Gjirokastër./ata