Edicioni i 27-të i festivalit “Luajmë dhe Vallëzojmë” solli në Kurbin, Laç, vlerat më të mira folkloristike të vendeve të rajonit e më gjerë si pasuri e çmuar kombëtare e popujve.

Të veshur me kostumet tradicionale të vendeve të tyre, grupet artistike nga Shqipëria, Kosova, Ukraina, Mali i Zi, Turqia, Rumania, Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Bosnje Hercegovina, përmes këngëve, valleve e lojërave popullore  kthyen sheshin e qytetit në një arenë të artit dhe kulturës.

Kryetarja e bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara ndau sot në rrjetet sociale momente nga ky festival.

Festivali synon të forcojë miqësinë mes fëmijëve në Ballkan dhe më gjerë, nxisë ruajtjen e identitetit dhe traditës popullore në një botë gjithnjë e më të hapur drejt globalizimit, si dhe të promovojë qytetin./ata