Mirlind Daku ka shënuar këtë të diel golin e tetë në Superligën ruse të futbollit, paçka se ekipi i tij Rubin Kazan humbi 3-1 nga Spartaku i Moskës. Pas ndeshjes për mediet ruse, sulmuesi gjilanas ka thënë se ende nuk e ka marrë një ftesë nga Sylvinho për në Euro 2024, duke qenë në pritje.
"Kemi edhe një ndeshje dhe do të përpiqem të ndryshoj statistikat e mia. Këtu ndihem si në shtëpinë time. Nuk kam marrë ende ftesë nga Shqipëria për Evropian. Unë jam duke pritur dhe vetëm pas kësaj do të mund të flasim për të ardhmen time”, ka thënë Daku për “sovsport.ru”.
Pesë ndeshje dhe një gol për Dakun në Kombëtare, teksa debutoi në 7 shtator 2023. Kujtojmë që braziliani ende nuk e ka bërë me dije listën e futbollistëve për në Euro 2024, teksa Daku shihet si një mundësi për sulmin./Shqiptarja