Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndodhet për një vizitë në Mal të Zi.

Ai ka zhvilluar takime në selinë e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), mes tyre dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të DPS, Aleksandar Bogdanovic, siç shkruan Meta me fokus bashkëpunim mes dy partive në interes të dy popujve.

"Shumë i lumtur të nis ditën në Mal të Zi, me takime në selinë e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), që ka një kontribut historik për arritjen e Pavarësisë, anëtarësimin në NATO dhe përshpejtimin e integrimit europian të këtij vendi fqinj, mik të vërtetë dhe partner shumë i rëndësishëm i Shqipërisë. Sot DPS është në opozitë por një gardiane e vendosur në mbrojtje të vlerave dhe rrugës së qartë europiane e euro-atlantike të Malit të Zi dhe në të ardhmen Partia e Lirisë do të ketë një bashkëpunim edhe më të madh në interes të të dy vendeve dhe popujve tanë.

E falenderova Sekretarin e Përgjithshëm të DPS, z.Aleksandar Bogdanoviç për pjesëmarrjen në Konventën historike të Partisë së Lirisë dhe jam besimplotë se nëpërmjet forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes forcave tona politike do të japim një kontribut të vyer për të garantuar prosperitetin e pandalshëm të Shqipërisë, Malit të Zi dhe të rajonit tonë. I lumtur të dëgjoja prej tij vlerësimet më të larta për Konventën tonë dhe sidomos për 5 prioritetet e Partisë së Lirisë", shkruan Meta.

Presidenti i PL-së do të takohet edhe Sekretarin e Pergjithshem te DPS, Aleksandar Bogdanovic./Shqiptarja