Presidentja Vjosa Osmani është pritur sot në takim nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe zonja e parë, Brigitte Macron, në nder të hapjes zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024.
Këtë presidentja Vjosa Osmani e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook.
“Në Pallatin Élysée, bashkë me Prindonin u mirëpritëm nga Presidenti Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë, Brigitte Macron, në nder të hapjes zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024. Fryma olimpike i kapërcen kufijtë, përbashkon njerëzit dhe kombet dhe tregon fuqinë e sportit”, ka shkruar presidentja Vjosa Osmani në Facebook.
Gjithashtu edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga presidenti i Francës Emmanuel Macron para ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike Paris 2024.
“Bashkë me Ritën, në pritjen e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe zonjës së parë, Brigitte Macron në Pallatin Élysée, para ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike Paris 2024”, ka shkruar Kurti në një postim në Facebook./ata