Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga pastrimi i plazhit në Darëzezë.
Rama theksoi se, në prag të sezonit turistik vijon puna në terren për pastrimin e plazheve që turizmi bregdetar të nisë sa më mbarë.
Aksionet për pastrimin dhe mbajtjen pastër të vijës bregdetare kanë vijuar gjatë gjithë vitit nga veriu në jug të vendit.
Me një vijë të lakmueshme bregdetare prej 38 km, Fieri po kthehet në një destinacion të rëndësishëm të turizmit ku turistët mund të zgjedhin mes tri plazheve; atij të Darëzezës, Pishporos dhe Semanit.
Plazhi i Darëzezës vitet e fundit po frekuentohet gjithnjë e më shumë nga pushues vendas e të huaj. Rëra e pasur me jod kurativ, i bën plazhet e Fierit mjaft të preferuara për personat që kanë probleme shëndetësore./ata