Gabriel Escarrer Jaume, CEO i gjigantit ndërkombëtar “Meliá Hotels International” që ka ardhur në Shqipëri me një seri kontratash, duke ndikuar ndjeshëm edhe në promovimin ndërkombëtar të vendit tonë, tha se, “Melia ka qenë gjithmonë një pionere e destinacioneve turistike dhe synon të zgjerojë më tej investimet në Shqipëri”.

Escarrer Jaume, vuri në dukje gjatë fjalës së tij, mbështetjen e pa kursyer që ka marrë nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, për kurorzimin e investimit, teksa solli në vëmendje premtimin e tij, se “Melia do të ishte një udhëheqëse në industrinë hoteliere në Shqipëri”.

“Mbështetja nga kryeministri Rama dhe ministrja Kumbaro është inuke dhe nuk do ta gjeja në asnje vend në Mesdhe. Shqipëria është një vend i bukur, keni plazhe të mrekullueshme, trashëgimi të mrekullueshme dhe me mbështetjen që kam marrë, ju siguroj që do të ketë një zhvillim të jashtëzakonshëm, jo vetëm të tre hoteleve që kemi tashmë në veprim e sipër, por edhe të 13-të të tjerëve që kemi në plan. Ne do të vazhdojmë të rritemi me ju”, u shpreh Escarrer Jaume.

Në konferencën e shtypit kushtuar Shqipërisë si destinacion i turizmit të qëndrueshëm, që u mbajt në Fitur të Madritit, bashkë me Kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, Gabriel Escarrer Jaume, u shpreh se, “qëllimi ynë i përbashkët për ta çuar Shqipërinë në një destinacion kryesor turistik të qëndrueshëm, do të jetë një avanatazh konkurres unik i Shqipërisë, krahasuar me vendet e tjera”./ata