Trajneri i kombëtares shqiptare Sylvinho dhe tre bashkëpunëtorët e tij nga dita e sotme janë bërë qytetarë të Lushnjes dhe Shqipërisë.

Në një ceremoni të organizuar në shtëpinë muze të Kongresit të Lushnjës ku morën pjesë dhe ministri i brendshëm Taulant Balla dhe kryetarja e Bashkisë Lushnje, Eriselda Sefa, trajneri i Shqipërisë mori edhe shtetësinë.

Pasi lexoi formulën e betimit, Sylvinho dhe tre bashkëpunëtorët e tij, mes tyre edhe ish-futbollisti argjentinas Pablo Zabaleta, firmosën aktin zyrtar të të qenit qytetar të Lushnjes.

Ministri i Brendshëm i uroi trajnerit të kombëtares shqiptare dhe tre të tjerëve marrjen e nënshtetësisë shqiptare dhe zgjedhjen e Lushnjes si qyteti në të cilin janë qytetarët më të rinj./BalkanWeb