Të paktën 5 palestinezë u vranë në sulmet e forcave izraelite në qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës.

Sipas të informacioneve të marra nga burimet shëndetësore të Spitalit Kuvajtian në Rafah, mësohet se në spital kanë mbërritur trupat e 5 personave të vrarë dhe 11 të plagosurve si pasojë e bombardimeve izraelite në 24 orët e fundit në Rafah.

Më tej thuhet se 3 shtëpi u shkatërruan plotësisht në sulmin që avionët luftarakë izraelitë vendosën në objektiv në afërsi të Spitalit Kuvajtian. Që në orët e para të mëngjesit Izraeli vazhdoi sulmet intensive me artileri ndaj zonave në lindje të qytetit Rafah ndërsa anijet e marinë izraelite hapën zjarr ndaj zonave bregdetare në qytetin Rafah.

Më 6 maj ushtria izraelite kërkoi evakuimin e disa lagjeve në lindje të qytetit Rafah ku janë strehuar palestinezët e zhvendosur me forcë. Pas kësaj më 7 maj, ushtria izraelite filloi ofensivë tokësore në Rafah të Gazës dhe njoftoi se ka marrë nën kontroll pikën kufitare me Egjiptin në anën e Gazës.

​​​​​​​Kombet e Bashkuara (OKB) kanë njoftuar se në dy javët e fundit mbi 810 mijë palestinezë janë detyruar të largohen nga Rafah në jug të Rripit të Gazës e cila ndodhet në objektivin e ushtrisë izraelite./aa