Skuadra e Premierligës angleze Liverpool ka shpallur holandezin Arne Slot si trajnerin e tyre të ri.

45-vjeçari do të zëvendësojë zyrtarisht trajnerin gjerman Jurgen Klopp, i cili më 1 qershor do të largohet nga posti i tij pas nëntë vitesh në krye.

Klopp, i cili u dha lamtumirën tifozëve të Liverpoolit gjatë ndeshjes së të dielës në Premier Ligë kundër Wolverhampton Wanderers, udhëhoqi "Reds"-at në trofeun e Ligës së Kampionëve në vitin 2019, si dhe në Kupën FA 2021-22, Premier Ligën angleze 2019-20 dhe Kupën e Botës për klube 2019-20.

"Ju dua të gjithëve, dua gjithçka rreth klubit, por është koha që unë të iki. Por, shikoni, nuk po digjet gjithçka pas meje dhe kjo më jep një ndjenjë të mirë", tha 56-vjeçari gjatë ceremonisë së lamtumirës.

Slot, nga ana tjetër, udhëhoqi klubin holandez Feyenoord, drejt titujve të ligës 2022-23 dhe Kupës Holandeze 2023-24./aa