Kryeministri Edi Rama ndau mbrëmjen e sotme pamje nga parku “Vala”, në lagjen 18 të Durrësit.

Prej disa javësh ky park është hapur dhe fëmijët dhe të rinjtë luajnë e argëtohen në çdo orë.

Me një sipërfaqe prej 8 mijë metra katrorë, pjesë e programit kombëtar “Dua të luaj”, parku “Vala” i është shtuar infrastrukturës së qytetit të Durrësit, duke sjellë më tepër hapësira argëtuese.

Programi Kombëtar për ndërtimin e parqeve të mëdha urbane në disa qytete të vendit, pason ato të Rilindjes Urbane dhe “100 fshatrat”./ata