Kombet e Bashkuara (OKB) reaguan ndaj konfiskimit nga autoritetet izraelite të pajisjeve të transmetimit të drejtpërdrejtë të agjencisë së lajmeve Associated Press (AP) me bazë në SHBA, në kufirin e Rripit të Gazës.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën e përditshme për shtyp, zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, e quajti “tronditëse” zhvillimin.

Duke nënvizuar se gazetarët duhet të jenë në gjendje të kryejnë lirisht detyrat e tyre, Dujarric tha: “Associated Press duhet të jetë në gjendje të punojë lirshëm pa u ekspozuar ndaj asnjë ngacmimi”.

Zyrtarët e Ministrisë izraelite të Komunikimeve bastisën pikën ku ekipi i AP-së, i cili ofronte shërbimin e transmetimit të drejtpërdrejtë në qytetin Sderot, pranë Rripit të Gazës, dhe konfiskuan pajisjet e tyre.

Autoritetet izraelitë arsyetuan veprimin duke thënë se AP-ja po ofronte shërbime të transmetimit të drejtpërdrejtë për televizionin Al Jazeera me bazë në Katar, i cili kohët e fundit u ndalua në vend​​​​​​​./aa