Numri i të vrarëve në Rripin e Gazës nga sulmet e vazhdueshme izraelite është rritur në 4.651, duke përfshirë 1.873 fëmijë, tha Ministria së Shëndetësisë në enklavën e rrethuar.

 

Në një deklaratë, Ashraf Qudra, zëdhënës i ministrisë, tha se 1.023 gra gjenden gjithashtu në mesin e të vrarëve në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori.

 

Numri i të plagosurve është rritur në 14.245, shtoi zëdhënësi.

 

Konflikti në Gaza, nën bombardimet dhe bllokadën izraelite që nga 7 tetori, filloi kur Hamasi nisi operacionin “Tufani i Aksasë” – një sulm i befasishëm i shumanshëm me lëshime raketash dhe infiltrimesh në Izrael nga toka, deti dhe ajri.

 

Hamasi tha se inkursioni ishte në hakmarrje për sulmet ndaj Xhamisë Al-Aksa dhe dhunës në rritje nga kolonët izraelitë.

 

Ushtria izraelite më pas nisi operacionin “Shpatat e Hekurta” në Rripin e Gazës, duke i vënë 2,3 milionë banorët e territorit nën një rrethim total dhe një bllokadë nga ushqimi, karburanti dhe furnizimet mjekësore.

 

Zyrtarët kanë thënë se më shumë se 1.400 njerëz në Izrael janë vrarë në konflikt.

 

Të shtunën, një kolonë humanitare filloi të hyjë në Rripin e Gazës nga ana egjiptiane e vendkalimit Rafah, e para që kur shpërtheu konflikti i armatosur midis Izraelit dhe grupit palestinez Hamas më 7 tetor./AA