Komanda Qendrore e SHBA (CENTCOM) njoftoi se 3 anëtarë të ekuipazhit të anijes tregtare humbën jetën si pasojë e një rakete të lëshuar nga rajonet e kontrolluara nga Huthit në Jemen të mbështetur nga Irani.
Në deklaratën e CENTOM në rrjetin social X thuhet se një raketë balistike e lëshuar nga Huthit, goditi anijen e ngarkesave me flamur të Barbadosit "M/V True Confidence" që kalonte përmes Gjirit të Adenit.
Si pasojë e sulmit humbën jetën 3 anëtarë të ekuipazhit ndërsa 4 persona janë plagosur. Anija ka pësuar dëme të rënda. CENTCOM njoftoi se më 5 mars, një nga raketat e lëshuara nga rajonet e kontrolluara nga Huthit goditi anijen zvicerane me flamur liberian "M/V MSC SKY II" dhe shkaktoi dëme në anije.
- Situata në Detin e Kuq
Më 31 tetor 2023, Huthit filluan kapjen e anijeve tregtare në brigjet e Jemenit, për të cilat ata thanë se ishin të lidhura me kompanitë izraelite, si reagim ndaj sulmeve të Izraelit në Gaza dhe filluan të sulmojnë disa prej tyre me mjete ajrore pa pilot (UAV) dhe raketa.
Forcat amerikane njoftuan se kanë rrëzuar shumë herë raketa dhe dronë kamikazë të lëshuar nga Jemeni gjatë kësaj periudhe. Pas veprimeve të Huthive, shumë kompani detare vendosën të ndalojnë udhëtimet e tyre në Detin e Kuq.
Përafërsisht 12 për qind e tregtisë globale zhvillohet përmes Kanalit të Suezit, i cili lidh Mesdheun me Detin e Kuq dhe ofron rrugën më të shkurtër midis Evropës dhe Azisë./aa